Rekorde në Turqi, 50 mijë të arrestuar dhe 50 mijë të larguar nga puna

Disa ditë pas grushtit të shtetit janë shkarkuar apo pezulluar nga puna mbi 50 mijë punonjës në Turqi.

Mësohet se të gjithë të shkarkuarit konsiderohen si të pabesë ndaj Presidentit Rexhep Erdogan, ku përfshihen dekanë, mësues të universiteteve e punonjës të tjerë. Qeveria turke thotë se ata janë aleatë dhe mbështetës të klerikut Fethullah Gulen, kleriku që jeton në SHBA dhe rivali politik i Erdogan gjatë gjithë këtyre viteve, raporton Fakte.

Kryeministri i Turqisë, Yildirim tha se Gulen udhëhoqi një “organizatë terroriste”. Turqia po kërkon me ngulm nga SHBA që të ekstradoje klerikun Fethullah Gulen, pasi e akuzon si organizatorin e grushtit të shtetit. SHBA ka kërkuar nga autoritetet turke që të dërgojnë të gjitha të dhënat që kanë ku i bazojnë akuzat e tyre.

“Ka dyshime të forta për përfshirjen e Gulen në këtë përpjekje për grusht shteti”, është shprehur zëdhënësi turk Ibrahim Kalin. Kurse, Gulen ka reaguar nga SHBA duke hedhur poshtë këto pretendime dhe ka akuzuar Presidentin Erdogan se grushti i shtetit u organizua nga vet partia e tij.

Rreth 50.000 ushtarë, policë, gjyqtarë, nëpunës civilë dhe mësuesit janë pezulluar apo ndaluar që nga përpjekje për grusht shtet, shkruan Reuters.

Turqia u zotua për të çrrënjosur aleatët e klerikut me bazë së SHBA, Fetullah Gulen, të cilin e fajëson për një grusht shteti të dështuar javën e kaluar, duke zgjeruar një spastrim të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit, në universitete dhe shkolla, në agjencinë e inteligjencës dhe autoritetet fetare.

Një zëdhënës i presidentit Tayyip Erdogan tha se qeveria ishte duke përgatitur një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Gulen nga Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *