Friday , December 13 2019

REKLAMIMI DHE PËRDORIMI I MODELEVE JOSHËSE

Reklamimi . A u kushtoni vëmëndje reklamave?
Ndoshta po. Reklamimi është pasqyrimi i nevojave të njerëzve. Reklamimi u bën premtime dhe ne i dëgjojmë këto mesazhe, sepse ashtu dëshirojmë. Reklamuesit nganjëherë pëdorin modele shumë tërheqëse dhe joshëse nga ana seksuale. Joshja seksuale përdoret për të shitur gjithçka , që nga automobilët deri te losione te ndryshme, pijet freskuese etj. Shumica e konsumatorëve ( si dhe e reklamuesëve) e pranojnë automatikisht se përdorimi i modeleve joshëse nga ana seksuale do të garantojnë suksesin e një produkti.

Në fakt, pak kërkime janë bërë në këtë fushë të reklamës. Modelet joshëse nga ana seksuale sigurojnë vëmëndjen si të burrave ashtu dhe të grave. Njerëzit priren t’i shohin më shpesh reklamat me modele joshëse për nga ana seksuale sesa reklamat e tjera. Por, kërkimet tregojnë se, shpesh reklamat përcillen te spektatorët e gabuar. P.sh. , si burrat ashtu edhe gratë shohin reklama që përmbajnë gra tërheqëse nga ana seksuale, por mesazhi i vërtetë kuptohet më shpesh nga gratë. Po ashtu , reklamat që përdorin burra tërheqës, në fakt më shpesh kuptohen nga vetë burrat, duket se seksi në reklama nuk është gjithnjë i efektshëm.

Ka shumë arsye pse ne blejmë diçka . Për të kuptuar sjelljen e konsumatorit duhet të shqyrtojmë fillimisht ndryshoret individuale, shoqërore dhe kulturore. P.sh. , ne mund të blejmë diçka sepse ajo na bën të ndjehemi mirë (antistres) , sepse u bënë përshtypje njerëzve të tjerë, se është pjesë përbërëse e trashëgimisë sonë etike. Ose mund të blejmë diçka thjeshtë sepse ka ulje çmimi.

Gjashtë etapat nëpër të cilat kalon konsumatori për të arritur në etapën e blerjes:

  • Vetëdija. Mëson se një produkt ekziston .
  • Njohuria. Mëson se çfarë ofron produkti.
  • Pëlqimi. Zhvillon qëndrime të favorshme ndaj produktit.
  • Parapëlqimi. Fillon të parapëlqejë produktin.
  • Bindja. Beson se bletja e produktit do të ishte diçka e mençur.
  • Blerja. Blen produktin. Përceptimi është gjithashtu I rëndësishëm për të zhvilluar imazhin e një marke, ose njohjen e një marke të caktuar të një produkti.

Një numër I madh studimesh tregojnë se, njerëzit ndjehen të sigurtë kur blejnë një markë me emër (edhe sikur ajo të jetë identike me një markë të njohur). Konsumatori ndikohet nga ndryshore të tilla si reklamimi, kostoja dhe disponueshmëria. Me qënë se perceptimi i këtyre ndryshoreve nga ana e blerësit dhe nevojat e tij mund të ndikohen mjaft lehtësisht, rekamuesit dhe specialistët e marketingut kërkojnë ta kuptojnë psikologjinë e sjelljes së konsumatorit. Pjesë të rëndësishme të reklamës e zë ambalazhimi I mallit. Ambalazhimi duhet të plotësojë gjashtë kritere që të jetë I efektshëm : përshtatshmëria, volija, siguria, statusi, besueshmëria, dhe kënaqësia estetike. Njerëzit mbështeten tek reklamat për sigurimin e informacionit nëpërmjet gazetave, të cilat janë burimi i informacionit i përdorur më gjërësisht, gjithashtu dhe reklamat televizive, apo rrjetet sociale luajne rol aktualisht. Psikologjia shet shumë produkte. Blerësi që e kupton sesi e përdorin psikologjinë reklamuesit, mund të bëhet një konsumator më I mençur.

Redaktore e rubrikave Lifestyle dhe Showbiz të FAKTE.Net: Istriva Gava.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *