Thursday , August 5 2021

REFUZOHET KËRKESA E PPS PËR BASTISJE, KADRIU: GJYKATA PENALE PO I MBRON KRIMINELËT

Gjykata Penale me vendimet e këtilla, jo vetëm që e pengon punën e PPS, por edhe i mbron kriminelët potencialë, thotë profesori i çështjeve juridike, Osman Kadriu, transmeton Fakte.

Sipas tij, me refuzimin e kërkesës së PPS, për lëshimin e urdhrit për bastisje në operatorin e telekomunikacionit, i cili paraprakisht refuzoi t’i dorëzojë të dhënat në këtë institucion në lidhje me bisedat e përgjuara telefonike, Gjykata Penale edhe një herë e konfirmoi mosbashkëpunimin ndërmjet institucioneve gjyqësore me PPS.

output_grkovd

 

 

image-0-02-05-58a86c83c37037f98ef2f603d74de7c8f8c73d9d74209c9a501bf7fce6309753-vKërkesën e PPS, së pari e refuzoi gjykatësi në procedurën paraprake në  Gjykatën Themelore – Shkupi 1, ndërsa mbrëmë e refuzoi edhe Gjykata Penale.

“Në sqarimin e Gjykatës Penale theksohet se urdhri është i paqartë, jopreciz dhe i përgjithshëm dhe se nuk është caktuar ose përshkruar në mënyrë precize vendi ku duhet të  bëhet bastisja dhe se gjithashtu nuk është cekur adresa, sektori konkret dhe reparti në kompani, e as që është bërë përshkrim konkret i llojit dhe karakterit të pajisjeve, respektivisht i kompjuterëve.”

Prokuroria speciale nuk ka cekur emrin e operatorit, i cili ka refuzuar t’i dorëzojë të dhënat, me ç’rast kanë kërkuar urdhër nga gjykata. Por jozyrtarisht, mendohet se bëhet fjalë për kompaninë që është në pronësi të gjigantit “Dojçe Telekom”. Para disa ditëve Telekomi i Maqedonisë vetë doli me kumtesë në të cilën thuhej se plotësisht bashkëpunojnë me prokurorinë speciale.

“Pas reagimeve të fundit në opinioni e gjerë dhe mediat sociale, Telekomi i Maqedonisë, njofton se në pajtueshmëri me Ligjin për komunikime elektronike dhe Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, ka detyrim ligjor të furnizohet me pajisje për ndjekjen e komunikimeve dhe atë t’ia vë në dispozicion MPB, me ç’rast Telekomi i Maqedonisë nuk kontrollon ato e as që ka mundësi t’i përdor të njëjtat. Me përgjegjësi të madhe, themi se me kohë u jemi përgjigjur kërkesave të PPS dhe se mbetemi të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me organet kompetente”.

Prokurorisë Publike Speciale, mbrëmë ia refuzuan edhe kërkesën për marrjen e rastit “Sopot”. Edhe më herët PPS nga prokuroritë publike ka kërkuar lëndë të tjera, të cilat nuk ka mundur t’i marrë, përveç rastit “Spiun”. Sot, Katica Janeva me tre eurodeputetët  Ivo Vajgël, Eduar Kukan dhe Kunt Fllekentshain bisedoi  për kushtet e punës dhe mbështetjen e institucioneve. Këta të fundit, pas takimit me të, edhe një herë e shprehën mbështetjen për punën e PPS, duke e theksuar se është shumë e rëndësishme të punojë në mënyrë të paanshme./TV21

https://youtu.be/vRu_KCwIBh4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *