Saturday , November 17 2018

Referendumi për emrin, Sinani: Asnjë dobi për shqiptarët (video)

Kur kanë mbetur pak më shumë se dy javë nga referendumi për emrin në Maqedoni, analisti politik Afrim Sinani thotë se faktori shqiptar nuk ka asnjë përfitim nga marrëveshja e Prespës.

Në një lidhje me skype për Ora News, Sinani thotë se përkundër kësaj shqiptarët do të votojnë pro saj si një angazhim ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të mbajtur larg Maqedonisë influencën ruse, percjell Fakte.

Sinani: Ka dy çështje. Shqiptarët nuk përmendën në këtë marrëveshje fare, kjo është e vërteta. Në marrëveshjen e Prespës flitet midis dy palëve, ajo sllavo-maqedonase dhe greke.Nuk përmendën shqiptarët fare.Ne nuk jemi të lumtur nga kjo marrëveshje për shkak se çështja shqiptare sikur anashkalohet dhe mendojmë se e vetmja arsye pse shqiptarët nuk do ta pengojnë është se ne nuk dëshirojmë që influencën ruse dhe të tjera ti lelojmë të dominojnë në Maqedoni. 

Shqiptarëve nuk ka nevojë tu parashtrohet pyetja a janë për NATO dhe BE, sepse të gjithë janë njëzëri për NATO dhe BE dhe orientimi i shqiptarëve është drejt Perëndimit. Kjo duhet ti parashtrohet palës tjetër. Tek marrëveshja ka probleme të cilat besoj se kur të vijë tek ndryshimet kushtetuese, shqiptarët me të drejtë do të kërkojnë që të jenë popull shtetformues në Maqedoni dhe Maqedonia të jetë shtet i përbashkët i shqiptarëve dhe i sllavo-maqedonasve.

Drejtues i Qendrës pëër Studime Europiane dhe Ballkanike, Arsim Sinani, thotë se pala shqiptare do të hidhet në veprim pas referendumit tek ndryshimet kushtetuese për të përmbushur kërkesat  e saj.

Sinani: Për ne e pranueshme ishte emri Maqedonia e re për shkak se do të nënkuptonte një fillim të ri mes shqiptarëve dhe maqedonasve por ne nuk u pyetëm shumë. Tani u vendos të jetë Maqedonia e Veriut dhe ne po e pranojmë jo se jemi të lumtur por se kemi një kontratë me Perëndimin, SHBA, Gjermani dhe BE. Partnerët tanë nuk do ti lëmë në baltë dhe Rusinë do ta mbajmë jashtë Maqedonisë.Kjo është arsyeja e vetme pse ne nuk do të hezitojmë ta ndërmarrim këtë veprim. Përndryshe marrëveshja e shqiptarëve nuk definon asnjë nga problemet e shqiptarëve. 

Ne do të kërkojmë të poentojmë politikisht pas referendumit dhe aty nuk do të lëshojmë pe derisa të realizohen të gjitha kërkesat e shqiptarëve. Shqiptarët në Maqedoni janë 40% dhe nuk mund të bëhen marrëveshje pa qenë shqiptarët faktor.Nëse mbyll një problem dhe hapni një tjetër është problematike. Ne do kërkojmë të jemi komb shtetformues në Kushtetutë, gjuha shqipe të jetë zyrtare dhe tre pozicionet kryesorte në Maqedoni të ndahen në mënyrë proporcionale. Nuk dëshirojmë që shqiptarët të jenë dekor në qeverinë e Maqedonisë dhe të përdoremi mish për top.

I pyetur mbi ndryshimin e kursit politik të opozitës maqedonase rreth referendumit, Sinani flet për një marrëveshje të fshehtë me Gruevskin.

Sinani: Opozita maqedonase ua ka lënë qytetarëve të vetëvendosin sepse tanimë ish-kryeministri Nikolla  Gruevski po taktizon dhe nuk po prononcohet haptazi për shkak se si duket ka një marrëveshje nën tavolinë që ai ta kalojë këtë situatë në heshtje dhe në njëfarë mënyrë ai të fitojë amnistinë. Në momentin që VMRO nuk del kundër referendumit dhe ua lë në dorë qytetarëve, kjo tregon se ka një marrëveshje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.