Thursday , November 15 2018

Referendumi në Maqedoni, Harxhi: Rusia e ulur “këmbëkryq”, dështoi BE

E ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, Edith Harxhi foli edhe për referendumin e mbajtur fundjavën e kaluar në Maqedoni për ndryshimin e emrit, i cili dështoi.

Ajo u shpreh se një ndikim të madh në Maqedoni ka edhe Rusia, e cila sipas saj është ulur “këmbëkryq”, ndërsa e vlerësoi dështimin e referendumit si dështim të BE.

“Rusia është ulur këmbëkryq në Ballkan dhe në Shkup konkretisht pas dështimit të planit të Podgoricë është e padiskutueshme

Lavrov tha para dy ditësh se ka ndryshuar tematika në lidhje me Ballkanin dhe se do Rusia do të merrej seriozisht me Ballkanin. Ajo ishte shumë domethënëse sepse ishte pikërisht në ditën e referendumit të Maqedonisë. Rusia është ulur këmbëkryq dhe ato forca kanë filluar të influencojnë. Maqedonia mund të destabilizohet nëse ato forca do të vazhdojnë punën e tyre dhe nëse Maqedonia zyrtare nuk do të arrijnë të influencojnë te e vërteta. Dështimi i referendumit në Maqedoni është dështim për BE sepse u mor shumë vonë me të”, tha Harxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.