Sunday , June 24 2018

Rebelohet Daja: Nuk pranojmë këtë emër!

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) përmes një komunikate ka theksuar se është kundër propozimit të fundit të emrit të arritur dje midis kryeministrave të Athinës dhe Shkupit, përcjell Fakte.

“Njëanshmëria vazhdon. Tani edhe më e thellë, ndarëse, mbasi ne shqiptarët nuk pranohemi as sipas Marrëveshjes së Ohrit, as sipas Kushtetutës të dal pas kësaj. As identiteti ynë ilir, as shqiptarët, as gjuha, as flamuri. Prandaj për ne ky emër është i huaj, i papranueshëm”, theksohet në komunikatën e SHVL të UÇK-së të firmosur nga Fazli Veliu.

Kundërshtime për emrin e ri deri tani nuk ka pasur nga faktorë politik, shoqata, ndërsa reagime ka pasur nga pak emra të intelektualëve dhe historianëve shqiptarë./Ina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.