Wednesday , August 4 2021

Real Madtidi, Kampion i ri Evropian !

Reali i Madridit  është Kampioni i ri evropian pasi ka mundur Arsenalin me rezultat 3-1, shkruan Fakte. Reali pas një loje të mrekullueshme në të dy pjesët, sërish në avantazh ndaj Liverpool në finalen e madhe të Champions League, por këtë herë jo më me një gafë të kundërshtarëve, por me anë të një supergoli të shënuar nga Gareth Bale.

I kanë mjaftuar vetëm 5 minuta nga pjesa e dytë Benzema për të kaluar në avantazh Realin e Madridit, i cili shënoi pas një gabimi fatal të portierit të Liverpool.

Në një tentativë për ta pasur topin te një nga shokët e tij, portieri Karius e përplas në këmbët e franzezit dhe më pas përfundon në rrjetë.

Por vetëm 5 minuta më pas, Liverpool reagon dhe Mane barazon rezultatin në 1-1.

Pjesa e parë

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e finaljes se Champions League mes Liverpool dhe Realit të Madridit, me dy skuadrat që u detyruan të bëjnë nga një zëvendësim të detyrueshëm që në këtë 45 minutësh.

Ishte lojtari nga i cili anglezët prisnin më shumë, por Salah la fushën e lojës në minutën e 30-të mes lotëve. Një përplasje me mbrojtësin Ramos e la të dëmtuar egjiptianin. Pavarësisht ndihmës së parë, Salah nuk mundi të vazhdojë të luajë në finalen e madhe të Champions League.

Vetëm pak minuta më pas, të njëjtin fat pati mbrojtësi i Realit Carvajal.

Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke bërë presion në 10 minutat e para në zonën e Realit të Madridit, por pa arritur të vërë në vështirësi portierin madrilen.

Ndërkohë, ishte pikërisht Ronaldo, madrileni i cili rrezikoi i pari në portën e Liverpoolit. Portugezi pati një mundësi të mirë në minutën e 15 duke lëshuar një diagonale të rrezikshme, por goditja e tij përfundoi vetëm pak mbi traversë.

Por minutat e fundit të pjesës së parë i takuan Realit të Madridit, të cilët krijuan disa raste, madje edhe shënuan me Benzema, por goli i francezit u anulua për pozicion jashtë loje.

Pak minuta para nisjes së finales së Champions Leagues, Jurgen Klopp dhe Zinedine Zidane i kanë shuan dilemat e tyre, duke përzgjedhur 11-shet që do të hidhnin në fushë nga fillimi.

Kështu te Reali nuk ka surpriza, pasi trajneri francez ka zgjedhur të hedhë formacionin më të mirë, me Iscon pas dyshes sulmuese, Ronaldo-Benzema, duke lënë në stol Gareth Bale.

Nga ana tjetër, edhe Klopp ka preferuar t’i besojë formacionit që e solli deri në këtë finale, ndërsa Emre Can do ta nisë takimin nga stoli, pavarësisht se është rikuperuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *