Friday , January 22 2021

REAGON SHBA: PSP-SË T’I MUNDËSOHET PUNË E PAPENGUAR

Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar pas refuzimit të koalicionit qeverisës  të votoj Ligjet e kërkuara nga PSP.  Sipas tyre të gjithë partitë duhet të përmbahen obligimeve të dala nga Marrëveshja e 20 qershorit në mënyrë që të sigurohen zgjedhje të drejta dhe demokratike si dhe të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale dhe e mbikëqyrësve të pavarur të mediave.

“Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshime për keqpërdorime janë të një rëndësi kruciale që të mund Maqedonia të dal nga kriza e vazhduar. Besojmë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Shkup, përcjell ‘SHENJA”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *