Thursday , January 28 2021

Reagim nga ëëë.siofa.gov.mk

Në lidhje me spekulimet që kishin të bëjnë me natyrën e vizitës së zv.Kryeministrit të Maqedonisë z.Musa Xhaferi, në redaksinë e Fakte.Net ka arritur një reagim nga ëëë.siofa.gov.mk , në të cilin sqarohen paqartësitë në lidhje me fotograginë ku ishin Xhaferi dhe ish Presidenti amerikan Klinton, nga viti 2012. Në vazhdim ua sjellim reagimin e plotë:

“Lidhur me spekulimet që u paraqitën në disa mediume, se zëvendës kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , z. Musa Xhaferri nuk ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Fondacionit të ish presidentit Bil Klinton , dëshirojmë të sqarojmë dhe ritheksojmë se: Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së Musa  Xhaferri ka udhëtuar në SHBA me ftesë të Fondacionit Klinton , ndërsa përdorimi i fotos së z. Xhaferri me ish presidentin Klinton që është përdorur si ilustrim lajmi nga ana e disa mediave , nuk është dërguar nga kabineti, por është përdorur nga vet mediat.

 Lusim mediat që të mos spekulojnë, por zyrtarisht për rastet e këtilla të kërkojnë qëndrim apo ti sqarojnë me kabinetin e z. Musa Xheferri ku dhe është ftesa zyrtare e dërguar nga Fondacioni Klinton .

 Njëkohësisht, dëshirojmë të njoftojmë se Sektori për marrëdhënie me opinionin i Sekretariatit për Implementimin e MO-së në mënyrë korrekte ka njoftuar opinionin për vizitën e z. Xhaferri në SHBA, ku Kumtesa së bashku me foton nga takimi me z.Thomas K Yazdgerdi, drejtor  i Byrosë për çështje të Evropës  dhe Euro-Azisë pranë Departamentin e shtetit amerikan iu është dërguar të gjitha mediave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *