Wednesday , July 28 2021

Raufi: Sevdail Myftarit nga Grupi i Kumanovës “speciallcat” ia kanë thy këmbën

Avokati Naser Raufi në një deklaratë për gazetën “Lajm”, ka pohuar se pas seancës së sotme gjyqësore për të cilën u tha se u ndërpre për “shkak të mungesës së rrymës elektirike”, i burgosuri në rastin e “Lagjes së Trimave” Sevdail Myftari, është rrahur nga pjestarët e njësitit special të policisë, transmeton Fakte.
“Menjëherë pas përfundimit të senaancës gjyqësore, gjegjësisht duke u bërë gati për ta transportuar për në burg, diku nga bodrumi i gjykatës aty ku janë makinat transportues dhe larg syve të kamerave dhe opinionit, pjestarët e njësitit special policor maqedonas, e kanë rrahur dhe ia kanë thyer këmbën Sevdail Myftarit. Rastin e tillë si duket ata e kanë bërë në fshetësi të madhe, dhe jorastësisht. Nesër është ditë e shtunë e pasnesër ditë e diel. Sinqerisht më ka shqetësuar tejmase kjo sjellje ndaj të burgosurve. Gjithsesi unë nuk kam arritur ta kontaktojë atë, por do të bëjë të pamundurën sa të me jepet mundësi, menjëherë do ta vizitojë dhe ta marr komplet informacionin se cfarë ka ndodhur në të vërtetë”, u shpreh për gazetën “Lajm” avokati Naser Raufi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *