Wednesday , October 24 2018

Rasti “Titanik 3” filloi prej fillimit, seanca e re kundër zyrtarëve të BDI-së do të vazhdojë me 18 tetor

Procesi gjyqësor i “Titanik 3” filloi prej fillimit për shkak ndryshimit të përbërjes gjyqësore. Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe mbrojtja i kanë konfirmuar fjalët hyrëse. Pas hetimit të të akuzuarve Ejup Alimi dhe Ismet Guri se nuk ndjejnë faj, procesi vazhdoi me dëshminë materiale. Në seancë është dëgjuar një dëshmitar i cili tha se ditën e zgjedhjeve në Çair nuk ka pasur parregullsi. Prokurorja Fatime Fetai në Gjykatë dha dokument në të cilin, sipas saj, shihet se ka pasur përmirësime në regjistrim nga vendvotimi.

Në rastin “Titanik 3” si të akuzuar janë koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi dhe pjesëtari tjetër i kësaj partie, Ismet Guri, për veprën penale “shkatërrim të materialit zgjedhor”, njofton Portalb.mk.

Veprën penale, Alimi dhe Guri e kanë kryer deri sa kanë qenë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Çair.

Në bazë të veprës penale “shkatërrim të materialit zgjedhor”, të akuzuarit kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor, janë përpjekur që të falsifikojnë votën e qytetarëve të Çairit, duke pasur për qëllim të arrijnë fuqi politike.

Avokatët mbrojtës, kanë deklaruar se me fakte do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.