Thursday , January 28 2021

Rasti ”Sopot” do të fillojë edhe një herë nga fillimi

Gjykimi për rastin ”Sopot” do të fillojë përsëri nga fillimi pasi gjykatësi Jani Nica do të emërohet si gjyqtarë në Gjykatën e Apelit ndërsa në vendin e tij do të emërohet gjyqtarë tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky rast e ka fituar emrin sipas emrit të fshatit prej nga janë edhe të akuzuarit.

Për rastin e njejtë janë arrestuar 12 banorë të fshatit Sopot pasi është dyshuar se kanë montuar minë kundër tankëve dhe ka shkaktuar vdekjen e disa ushtarëve të NATO-s nga Polonia dhe disa qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *