SHARE

I paraburgosuri për rastin “Monstra”, i cili qëndronte në Burgun e Shtipit, Fejzi Aziri, për shkaqe shëndetësore është liruar përkohësisht nga Burgu i Shutkës. Këtë e konfirmon familjari i të burgosurve për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari në fund të janarit të këtij viti.

Mirëpo Alfa Tv tani lajmëron se Fejzi Aziri është arrestuar përsëri sonte në Spitalin Klinik të Shkupit ku shërohej kinse nuk është kthyer përsëri në burg.

Gjithnjë spias Alfa Tv burgu i Shtipit me 28 shkurt ka njoftuar se Fejzi Aziri nuk është kthyer në burg nga ku ishtë lëshuar për shërim, përcjell Fakte.

Ndryshe, Aziri ishte u paraburgosur nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, ndërkaq pas 5 viteve të qëndrimit në paraburgim, Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit të kaluar solli vendim që lënda të shkojë në ri-gjykim për shkak të ndryshimit të rrethanave dhe mungesës së dëshmive.

Me këtë rast, të dënuarit, Sami Luta, Haki Aziri, Agim Ismailloviq dhe Fejzi Aziri u liruan nga burgu nën masa të kujdesit, gjegjësisht të mos lejohen që ta lëshojnë qytetin e Shkupit dhe të paraqiten te personi zyrtar në Gjykatën Themelore Shkupi 1 çdo të martë dhe të premte në periudhën prej orës 12 deri në orën 14”.

Megjithatë, edhe pse Gjykata Supreme kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të Azirit, ai u ndalua në burg pasi që akuzohej edhe për një rast tjetër për të cilën i është shqiptuar masa e dënimit prej 6 vjet e gjysmë, gjegjësisht për gjuajte në fermën “Belimbegovë”.

Siç u njoftua nëpër media, në fund të nëntorit të vitit 2009, sipas informatave të buletineve policore ka pasur përleshje me armë në fermën në Belimbegovë e cila ka qenë nën zotërim të Fejzi Azirit. Tre traktoristë në afërsi të fermës kanë qenë caku i sulmit, ndërsa policia pas kontrollit ka gjetur pesë dhjetë gëzhoja. Gjatë kontrollit në fermë janë gjetur edhe pesë pushkë.

SHARE