Tuesday , April 20 2021

Rasti “Lagjja e Trimave”, vazhdon gjykimi i 37 të akuzuarve

Në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, do të vazhdojë gjykimi për lëndën “Lagjja e Trimave – Kumanova”. Seanca e fundit duhej të mbahet më 17 tetor, por u anulua për shkak të udhëtimit zyrtar të prokurorit kompetent nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

37 të akuzuar, po gjykohen për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *