Monday , October 22 2018

Rasti i Gylenistëve, Thaçi: Rishikim i detajuar i të gjitha institucioneve të ndërlidhura

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një emision debativ sonte ka deklaruar e arrestimi dhe deportimi i gjashtë Gylenistëve nuk guxon të përsëritet asnjëherë më në Kosovë, shkruan Fakte. Sipas tij, të gjitha institucionet e ndërlidhura me këtë rast: MPB, ministria e drejtësisë, ministria e transportit, policia dhe AIK, duhet të japin raport të detajuar në lidhje me rastin. Pastaj duhet të bëhet vlerësim se çfarë qëndrimi Kosova duhet të ndërtojë si shtet.

“Unë nuk kam qenë fare i informuar për rastin. Më pas më është paraqitur presidenti turk Erdogan dhe kemi biseduar për raportet mes dy vendeve. Nuk kemi nevojë të armiqësohemi me turqinë, ka qenë ndër vendet e para që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Por kosova është vend i pavarur.” ka qenë i prerë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.