Tuesday , December 11 2018

Rasti i Almir Aliut në Gjykatën e Apelit, kërkohet rritja e dënimit për Boban Iliqin

Rritje e dënimit kërkohet edhe për Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Sipas prokurores, Jelica Medarska, lartësia e dënimit është e vogël dhe me këtë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit, andaj kërkon që të pranohet ankesa e Prokurorisë Themelore në Kumanovë. Për të, ankesat e të akuzuarve janë të paarsyeshme. Avokati mbrojtës i palës së dëmtuar, Asmir Alispahiq, kërkoi nga trupi gjykues të anulojë vendimin e shkallës së parë, pasi që, sipas tij, gjendja faktike është treguar ndryshe ngaqë flasin dëshmitë.
“Me këtë kualifikim kërkohet sanksion më i lartë penal për Boban Iliqin dhe dy të tjerët, Abdulla Aliun dhe Sami Demirin. Këqyrja është në pjesën se nëse mundet ky kualifikim të qëndrojë si kualifikim,  cili mund të përshkruaj përafërsisht ngjarjen në të cilën ndërroi jetë Almir Aliu. Unë prej fillimit kam thënë dhe e përsëris se kjo nuk mundet dhe për këtë besoj se Gjykata e Apelit do të miratojë vendim të drejtë dhe do ta kthejë lëndën në rigjykim”,- deklaroi avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq.
Babai i Almir Aliut para trupit gjykues theksoi se nga video-incizimet duket qartë se kush ka sulmuar. Por, mbrojtja e Boban Iliqit pret që gjykata  të marrë vendim për lirimin e të akuzuarit si të pafajshëm, pasi, sipas tyre, bëhet fjalë për vetëmbrojtje.
4-vjeçari, Almir Aliu, u bë viktimë e një zënke banale mes vrasësit të akuzuar dhe familjarëve të tij, më 25 qershor 2016. Zënka përfundoi me përndjekje mes palëve gjatë së cilës Iliq shkeli për vdekje 4-vjeçarin, vepra fillimisht u kualifikua si vrasje me paramendim e më pas u rikualifikua si aksident trafiku me pasojë vdekje. Ky rikualifikim ngjalli reagime në opinion që rezultuan edhe me protesta por jo edhe me ndryshimin e akuzës. Gjykata e shkallës së parë të akuzuarin Iliq e dënoi me 6 vite burg, babanë e Almir Aliut me 6 muaj, ndërsa Abdulla Aliun dhe Sami Demirin nga 9 muaj burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.