Wednesday , August 22 2018

Raporti i Komisionit Evropian, sot Brukseli zbulon vlerësimin për Maqedoninë

Maqedonia sot nga Komisioni Evropian duhet ta marrë Raportin për përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e reformave për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa nesër pritet vizita e eurokomisarit Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, transmeton Portalb.mk.

Qeveria është optimiste dhe konsideron se Raporti do të mbajë rekomandim të pastër për fillim të negociatave. Këtë e kanë konfirmuar kryeministri, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani në brifing me gazetarët.

“Ajo që e dimë ne dhe kemi informata dhe nga ajo që shohim meritojmë rekomandim të pastër si kristali për fillimit të negociatave me BE-në”, tha Zaev.

Osmani përsëri e shprehu optimizmin e tij, sipas tij, Plani 3-6-9 është realizuar mbi 90 për qind.

Mbrëmë, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov deklaroi se mezi pret ta shohë raportin dhe se, siç tha ai, pret rekomanim të pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.