Wednesday , July 28 2021

Rama të martën në Prizren, takohet me Hashim Thaçin

Kryeministri Edi Rama ditën e martë do të vizitojë Prizrenin, ku do të takohet edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi në fjalën e tij  në punimet e Seminarit të 93-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.

Ndër të tjera Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane.

“Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren. Po ky bashkëpunim i yni duhet t’i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim. Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane “, tha ai, raporton RTK.

Ai po ashtu ka lavdëruar deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, në vizitën e fundit në Beograd, duke thënë se ishin fjalë të qëlluara dhe të sakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *