Tuesday , June 22 2021

Rama: Shqiptarët janë fitimtarë e serbët janë humbës (Video)

Të enjten e kaluar, dy kryeministrat, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan për forumin e sigurisë në Beograd.

Në këtë takim Rama kishte përmendur edhe rastin se Franca, edhe pse nuk dëshironte, pranoi Gjermaninë e Bashkuar, e në intervistën për Jeta në Kosovë, i pyetur se a do ta pranonte Serbia një Shqipëri të Bashkuar, Rama shtoi se këto procese kërkojnë kohë.

Ai shtoi se shqiptarët kanë avantazhin sa i përket moralit pasi që “shqiptarët janë fitimtarë e serbët humbës”.

“Këto janë procese që kërkojnë jo vetëm kohën e tyre, por nga njerëzit varet sa zgjatë koha. Nëse ne do të hyjmë çdo javë nëpër cepa, duke kërkuar merimanga minj dhe hije të së kaluarës, ne do të vonojmë veten pafundësisht. Ne jemi ata që kanë avantazhin moral në gjithë këtë histori. Serbët kanë humbur luftën, shqiptarët kanë fituar luftën. Ne duhet të sillemi si fitimtarë e jo si humbës dhe duhet të sillemi në këtë proces si vizionarë e jo si administratorë të së përditshmes”, tha Rama në intervistën për “Jeta në Kosovë” të zhvilluar në Beograd. /kallxo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *