Saturday , January 19 2019

Rama Ministër i Jashtëm? Kryesia e PS vendos: Propozimi sot te Meta

Në një kohë kur propozimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm shkaktoi përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, për shkak të mosdekretimit të tij, ‘BalkanWeb’ ka siguruar informacione se cili mund të jetë kandidati i radhës.

Ergys Gjencaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga mbledhja e sotme e Kryesisë së PS-së që u zhvillua sot, ndërsa raporton se kryeministri Edi Rama do të çojë emrin e tij si kandidat për ministër të Jashtëm në tryezën e presidentit Meta.

Mësohet se socialistet do t’i votojne ne bllok ndryshimet ne qeveri, te gjithe ministrat e rinj. Ndërkohë, burime nga PS bënë me dijen se në kryesi është propozuar edhe emri i Cakajt sërish në këtë post, por kjo gjë është refuzuar, për të shmangur kështu një refuzim të dytë nga Meta..

Kujtojmë se ky është një skenar i ngjashëm që përdori edhe kryeministri grek Aleksandër Tsipras pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, duke e zëvendësuar këtë të fundit. Tashmë ngelet për t’u parë nëse presidenti Ilir Meta do të dekretojë emrin e Ramës dhe nëse rezulton se miratohet, përveç kryeministrisë ai do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *