Tuesday , December 18 2018

Rama: Meta e dekreton Lleshin ministër deri të premten

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Repolitix” ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm.

“Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën, por fare mirë tërhiqet në momentin kur emërohet Ministër, por këto janë interpretime. I kemi lënë presidentit të shohë ç’ka është më e arsyeshme, por në të dyja rastet shkon në dekretimit të ministrit të Brendshëm dhe kjo zgjidhet”, tha Rama.

Nuk është nevoja për një tjetër takim, u shpreh kreu i qeverisë.

Shpresoj që Presidenti Meta mos të jetë “viktimë” e gjendjes psikologjike të opozitës, u shpreh Rama. “Shpresoj mos të jetë viktimë e gjendjes psikologjike të opozitës për të luajtur një rol destruktiv. Këtë s’dua ta besoj. Për sa kohë se besoj këtë me çështjen është aktiv, s’është aktiv kjo zgjidhet. Se ça ka ndodhur herën e parë, është (ushtarak) aktiv, s’është aktiv, se kam kuptuar”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.