Tuesday , September 25 2018

Rama: Izolimi i qytetarëve të Kosovës, turp i madh i BE-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon ta quajë “turp të madh të Bashkimit Evropian”, mungesën e vizave për Kosovën, përcjell Fakte.

Shefi i Qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën pa folur asnjëherë në emër të Kosovës, por duke folur në çdo rast për Kosovën.

Në një intervistë ekskluzive për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Agency (AA), ai ka folur për zhvillimet në rajon, si dhe ndikimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve si një ndër faktorët kyç në Ballkan. Ai ka folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për politikën e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në veçanti lëvizjen e lirë të cilën e quajti “turp të madh të Bashkimit Evropian”./Koha.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.