Thursday , April 22 2021

Rama ia bën të qartë Greqisë: Nuk tërhiqemi, u mësuat keq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar në Samitin e diasporës në Shqipëri, se qeveria e tij është e vendosur për të mos u tërhequr, pa gjetur zgjidhje, nga problemet dhe çështjet e hapura mes Athinës dhe Tiranës ndër vite.

Gjatë fjalës së tij, Rama e ka vendosur theksin tek marrëdhëniet e Greqisë së një rëndësie strategjike, por ka nënvizuar se këto debate lindin në varësi të humorit të politikës në Athinë. Ai tha se për një kohë të gjatë, Greqia, është mësuar keq me bashkëbiseduesit shqiptar që kanë bërë sikur nuk kuptojnë.

“Marrëdhëniet me Greqinë janë të një rëndësie të madhe strategjike, jo më kot ka qenë dhe mbetet një linjë e palëvizshme e politikës sonë të jashtme, partneritet strategjik me Greqinë, por nga ana tjetër është po aq e vërtetë që këto marrëdhënie sot kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa …cështjet e mbetura.

Kemi ngritur një grup të posacëm dhe kemi ofruar gatishmëri të plotë që bashkë me palën greke të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt konstruktiv dhe duke parë nga e ardhmja, duke u bazuar në standartet dhe parimet evropiane këto çështje.
Ka filluar një punë e përbashkët, aspak e lehtë për hir të së vërtetës.

Por jemi shpresë plotë që sidoqoftë do mund t’i kapërcejmë këto pengesa që nuk janë në të mirën e kësaj marrëdhenië fqinjësore dhe strategjike që kemi me Greqinë.

Nga ana tjetër e kemi bërë të qartë që s’kemi ndërmend të heshtim të bëjmë sikur s’kuptojmë dhe aq më pak ti nënshtrohemi fakteve të kryera.

Për një kohë të gjatë fqinjët tanë u mësuan pak keq që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar të heshtur që bënin sikur s’kuptonin kur fjala ka qenë për cështje që s’mund të anashkalohen dhe s’bëjmë dot sikur s’ekzistojnë.

Janë botërisht të njohura, cdo shqiptar i interesuar për këtë marrëdhënie i dinë se cilat janë. Mendojmë se për secilën ka zgjidhje në një frymë bashkëpunimi dhe respekti për standartet dhe parimet e familjes sonë të madhe.

Nga ana tjetër e kemi vënë re herë pas here që cështjet rimarrin një peshë të caktuar dhe bëhen pegesë për arsye që janë të lidhura me situatat politike, debatin e brendshëm, konsumin e brendshëm politik posacërisht në Athinë.

Me rëndësi është që ne i kemi shtruar të gjitha në tavolinë e kemi bërë të qartë për fqinjët tanë se këto janë cështje që ne s’kemi ndërmend t’i kapërcejmë duke i lënë pas të pazgjidhura që pastaj t’i gjejmë prapë të pazgjidhura..zgjidhje te parimi i reciprocitetit”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *