Sunday , April 18 2021

Rama çel ekspozitë me piktura në New York, SHBA, më 11 Nëntor

Kryeministri Edi Rama do të çelë një ekspozitë me piktura, të punuara nga vetë ai, më 11 Nëntor, në galerinë e artit bashkëkohor Marian Goodman Gallery, në New York  (Komunikata për media).

Për nga fama dhe reputacioni i saj jo vetëm në Amerikë, por në botën e sotme të artit në tërësi, galeria e Marian Goodman mund të quhet me plot gojën “Shtëpia e Bardhë” e artit bashkëkohor.

Prej kësaj galerie ka kaluar rruga drejt majave të historisë së artit e plot artistëve të mëdhenj të botës, si Gerhard Richter, Tony Craig, Maurizio Cattelan, Annette Messager, Eilliam Centridge e të tjerë.

Ekspozita e Kryeministrit është lajmëruar në ëebsite-in e galerisë prestigjoze, në të njëjtën ditë me ekspozitën e një tjetër artisti të madh amerikan, John Baldessarri.

Në njoftimin përkatës për ekspozitën e Edi Ramës, citohet kritiku i njohur amerikan Michael Fried, i cili shkruan kështu për vizatimet e tij:

“Me siguri janë vizatime, por si të një saksofonisti, improvizime të vërteta”.

Ekspozita, informon njoftimi i galerisë, do të përmbaje një seleksion vizatimesh me ngjyra mbi letrat e zyrës, të varura mbi letrën murale që është krijuar me shumë më tepër të tilla, duke sjellë muret e zyrës së Ramës në Tiranë.

Po ashtu, ajo do të përmbajë edhe skulpturat e tij të reja prej qeramike, të cilat janë të panjohura për publikun shqiptar pasi Edi Rama as i ka ekspozuar as ka folur kurrë për to.

Pjese e kësaj ekspozite do të jetë edhe një pune e përbashkët e Ramës me Anri Salën, artistin e mirënjohur shqiptar në botë.

Çelja e ekspozitës do të pasohet të nesërmen nga një bashkëbisedim publik i Edi Ramës me kritikun e mirënjohur të artit bashkëkohor Hans Ulrich Obrist dhe artistin e famshëm Rikrit Tiravanija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *