Thursday , August 5 2021

Rada Trajkoviq: Më të sigurt jemi në Prishtinë!

Ajo tha se serbët e Kosovës ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veri.

Trajkoviq tha se pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, shumë serbë ndihen më të sigurt në Prishtinë, sesa në veriun e Kosovës.

Siç raporton gazeta beogradase “Blic”,këto komente, Trajkoviq i bëri në tribunën me titull “Besimi në Oliverin – Kush po e vret Kosovën”, që u mbajt mbrëmë në

Kralevë të Serbisë, e ku debati i është përkushtuar motivit dhe hetimit në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, lider i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia,

Drejtësia” në veri të Mitrovicës, kur edhe pas katër muaj hetimesh, nuk ka asnjë lëvizje, përcjell Telegrafi.

Trajkoviq ka thënë se mënyra e hetimit nga fillimi tregoi  për rrjedhjen e informacioneve në drejtim të Beogradit.

“Shumë serbë nga Kosova, veçanërisht ne nga enklavat, ndihemi më lirshëm në Prishtinë sesa në veri të Kosovës. Dhe kjo është ajo që është më e frikshme”, tha Trajkoviq.

Një pjesëmarrës tjetër i tribunës, Marko Jakshiq, dhe njëri nga tre këshilltarët komunalë të Iniciativës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, në Komunën e

Mitrovicës së Veriut, tha se janë bërë përpjekje që hetimeve t’u jepet drejtim tjetër duke bërë që zyrtarët policorë të cilët kanë prekur gëzhojat e fishekëve në vend

të krimit t’i ndërlidhin me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Dy palët po hetojnë dhe po e bëjnë punën keq. Dhe sikur e ndihmojnë njëri-tjetrin, që vrasësi dhe porositësi të mos zbulohen”, tha Jakshiq./Blic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *