Friday , January 22 2021

Qyteti i Shkupit pranon amendamentet për Bukoviçin dhe Llokën

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, gjegjësisht seanca e 71, këshilltari i PDSH-së, Idriz Orana propozoi 5 amandamente. Nga ato, vetëm dy u pranuan, njëra është, zgjidhja e çëshjtes së ujit në Komunën e Sarajit dhe tjetra për ndërtimin e urës në fshatin Llokë.

Ndërsa amandamentet të cilat nuk u pranuan ishin: ndarje e buxhetit për institucione shpirtërore që janë kishat dhe xhamitë, vendosja e kanalizimit në lagjet Serovë dhe Gzibabë.

“Procedura qëndron në atë se 80 amandamente e vitit të kaluar nga ky buxhet tërhiqen dhe propozojmë 5 amandamentë tjera të cilat mendoj që do të hasim në konskruktivitet nga shumica e këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit, nga shkaku se edhe këto 5 amandamente janë amandamente të cilat i tangojnë qytetarët, I tangojnë taksapaguesit të cilët e mbushin arkën e qytetit të Shkupit”, deklaroi Idriz Orana nga PDSH, transmeton Fakte.

Kryetari i Qytetit të Shkupit tha se planin buxhetor të vitit 2016-2017 janë të përfshira disa projekte të cilat sigurisht do të nevoitet kohë dhe buxhet, por përgjithësisht buxheti do të ngelët i njejtë, pra i pandryshueshëm.

“Periudha 2016-2017 i përfshinë të gjitha programet dhe projektet, realizimi i të cilëve kalon nëpër më shumë faza, dy ose më shumë vite, pra ato janë investime kapitale që kanë përr qëllim ta modernizojnë zhvillimin urbanistik të qytetit tonë dhe ta përmisojnë jetën e përditshme të qytetarëve”, tha Koce Trajanovski.

Trajanovski në lidhje me tre amandamentet që nuk u pranuan shtoi se, të gjitha problemet infrastrukturore, probleme me ujësjellësin ose kanalizimin zgjidhen në kuadër të komunës përgjegjëse, pra nuk shkon gjithçka në kuadër të qytetit të Shkupit. Qyteti i Shkupit është kompetent për rrugët kryesore kryesore të qytetit./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *