Wednesday , August 4 2021

QYTETI I SHKUPIT ME REKOMANDIM: MOS DILNI NË RRUGË!

Qytetarëve të shfrytëzojnë transportin publik, të zvogëlojnë lëvizjet e tyre në hapësirë, përveç rasteve të patjetërsueshme, fëmijët e vegjël, shtatzënat, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të mos dalin në rrugë dhe të mos i ajrosin hapësirat në të cilat qëndrojnë. Këto janë një pjesë e rekomandimeve që Qyteti i Shkupit sot i dërgoi deri te qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit në Shkup për pesë ditë në vazhdim.

Qyteti i Shkupit kërkon që të mos lëvizet me automjete, nëse nuk është aq e nevojshme dhe në të të lëvizin më shumë persona njëkohësisht.

Ndër udhëzimet janë edhe respektimi i sinjalizimit për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese nëpër qytet dhe të mos përdoren kamionët që nuk kanë emetim të rregulluar të gazrave të dëmshën në ajër.

Qytetarët, gjithashtu, udhëzohen që të përdorin dru të thatë, si edhe të mos përdoren lëndë djegëse, si goma, ambalazhe plastike, polisterol, drunj dhe mbetje mobiljesh, hedhurina të lyera me bojë, etj, që mund të ndihmojnë në ndotjen më të madhe të ajrit.

Qyteti i Shkupit informon se i vazhdojnë aktivitet e tyre të rregullta në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit dhe u bën thirrje qytetarëve t’u përmbahen masave të dhëna me ç’ka do të japin kontribut personal për cilësi më të mirë të ajrit në qytet, që është nevojë e përbashkët dhe qëllim ndaj të cilit të gjithë së bashku duhet të synojmë.

Rekomandimet janë në pajtim me njoftimet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për cilësinë e prishur të ajrit ambiental për shkak të tejkalimit të vlerave të kufizuara të grimcave partikulare prej 10 mikrometra (RM10) gjatë pesë ditëve të kaluara, ndërsa në bazë të Vendimit për situata të jashtëzakonshme të cilësisë së ajrit në rajonin e qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *