Qyteti i Shkupit do të subvencionojë stufa me peleta

Qyteti i Shkupit para dimrit që vjen do t’i stimulojë qytetarët të blejnë stufa me peleta që të shmanget ndotja e ajrit për të cilën një nga shkaqet kryesore është ngrohja e shtëpive  me dru, mbetje të mobiljeve dhe derivate tjera jopërkatëse paralajmëroi sot kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

“Në prag të dimrit që vjen dhe fillimit të sezonit të ngrohjes së shtëpive, i propozova Këshillit të Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të miratojë Program për subvencionimin e qytetarëve në rajonin e qytetit të Shkupit për blerjen e stufave me peleta për vitin 2016. Propozova qyteti i Shkupit t’u delë në ndihmë qytetarëve dhe të subvencionojnë blerje të stufave me peleta, gjegjësisht të kompensojë një pjesë nga shpenzimet e bëra gjatë blerjes së stufës me peleta për ngrohjen e shtëpive” , tha Trajanovski në konferencën e sotme për shtyp në selinë VMRO-DPMNE.

Ai saktëson se me masën parashikohet që qyteti të kompensojë 70 për qind nga vlera e stufës, por jo më shumë se 30.000 denarë. Masa siç tha, nuk i përfshinë amvisëri të cilat kanë kyçje në ngrohjen qendrore të qytetit.

Qyteti i Shkupit, shtoi varësisht nga dinamika e arritjes së paraqitjeve, do ta informojë opinionin për mjetet e ngelura, deri në përmbushjen e tërësishme të tyre.

Qytetarët e interesuar do të duhet të dorëzojnë formularë të plotësuar për kërkesë, i cili përmban edhe deklaratë se kërkuesi nuk ka shfrytëzuar të drejtën e kthimit të mjeteve për blerë të stufës me peleta, nga ndonjë thirrje tjetër publike nga cilido burim i Republikës së Maqedonisë, dëshmi që është banor i qytetit të Shkupit, me dorëzimin e kopjes së letërnjoftimit të kërkuesit, dëshmi në origjinal se është bërë blerja  e stufës me peleta dhe atë me llogari fiskale ose faturë me certifikatë nga banka afariste pas ditës së publikimit të thirrjes.

Kërkesa mund të merret në arkivin e qytetit të Shkupit ose të sigurohet nga internet faqja e qytetit të Shkupitwww.skopje.gov.mk.

Për kërkesat e arritura do të vendos komisioni, i cili do të ketë për detyrë t’i kontrollojë paraqitjet e arritura dhe të bëj kontroll në terren për besueshmërinë e blerjes dhe shfrytëzimit të stufës me peleta, nëse stufa është blerë dhe instaluar./MIA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *