Përderisa në vendbanime maqedonase po investohen miliona euro për rregullimet e fundit me lule e gjelbërim, në pjesët e banuara me shqiptarë mungojnë kushtet elementare rrugë, ujë, kanalizim dhe ndriçim, shkruan Fakte. Të shumta janë rastet kur intervenimet emergjente bëhen nga vetë banorët, pasi autoritetet komunale dhe shtetërore nuk çajnë kokën për hallet e shqiptarëve. Shqiptarët, thjeshtë, ndjehen jetim në “shtëpi” të vetë. Një intervenim ka ndodhur edhe në rrugën “Fan Noli” , në Çair./FAKTE.Net