Saturday , January 19 2019

Qeveria siguron 1.5 milionë euro për filtrat e fabrikës ruse “Jugohrom”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 104-t e detyroi Bankën e Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit të lidhë marrëveshje për kredi me Shoqatën për prodhim, tregti dhe shërbime JUGOHROM ALZAR SHPKNJP import-eksport Jegunoc nga linja kreditore nga Fondi i posaçëm kreditor (FPK) në shumë prej 92.242.500 denarëve për ndërtimin e sistemit të filtrimit për mbrojtje nga ndotja.

Me këtë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të mundësohet fabrika të vazhdojë të punojë dhe të angazhohen punëtorët.

Sipas të dhënave zyrtare në Regjistrin Qendror, pronar i “Jugohromit” është “Sirkatlent Developments” nga Qipro, e cila është pronë e “Kamelot Group LTD”, pronarë të së cilës janë dy rusë, Maksim Moskaliev me adresë në Pekin, dhe Dimitri Agrakamov nga Moska, percjell Fakte.

Problemi me ndotjen e Pollogut nga ana Jugohromit po zvarritet me vite, ndërsa presionet e opinionit për vënie të filtrave ka rezultuar vetëm me ndërprerje të përkohshme të punës së kësaj fabrike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *