Saturday , June 19 2021

Qeveria po vendos përmendore, Ministri Kuçi falemnderon firmat e Kosovës për ndihmat Hasanbegut

Me artikuj ushqimor ujë, mjete higjienike dhe batanije Hasanbegun e ka ndihmuar sot edhe Kosova, përkatësisht kompania e atjeshme El Kos.

Me këtë rast Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa ka theksuar se kjo ndihmë që sot është shpërndarë në lagjet e përmbytura të Shkupit dhe Tetovës në ditët në vijim do të pasojë edhe ndihmë tjetër nga biznesi i atjeshëm.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.

“Ambasadorin Ylber Hysa i cili për të disatën herë vjen për të vizituar lagjen e Hasanbegut. Tani me përgjegjësi të plotë sapo është kthyer nga Kosova shfrytëzoj rastin të falëndëroj përmes z. amabasador të gjitha institucionet gjegjëse në Kosovë që po na dërgojnë ndihmë dhe njëherësh bëj thirje tek kompanitë tjera të vijnë të vizitojnë dhe ta ndihmojnë lagjen e Hasanbegut”, shprehet ministri i Ekonomisë Driton Kuçi.

Ndihmë për Hasanbegun dhe vendbanimet tjera të përmbytura është paralajmëruar edhe nga kompani tjera kosovare.

Ndryshe edhe dje dhe sot ka vazhduar vendosja e përmendoreve në qendër të Shkupit, një hap ky jonjerëzorë duke pas parasysh se banorët e prekur nga vërshimet kanë mungesë të gjërave dhe kushteve elementare për mbijetesë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *