Thursday , June 24 2021

Qeveria për tre vjet, borxh të ri prej 1.7 miliard euro (video)

Në tre vitet e ardhshme qeveria planifikon të merr borxh prej 1.7 miliard euro. Sipas straregjisë së re fiskale 2017-2019, në periudhën e njëjtë duhet të kthehet borxh prej thuajse 1 miliard euro. Me këtë ritëm të huamarrjeve, niveli i borxhit të përgjithshëm publik në vitin 2019 do të arrijë 56% të Prodhimit Bruto Vendor, transmeton Fakte. Per nje pjesë të ekonomistëve borxhi publik po bëhet i paqëndrueshëm.

“Ajo që opinioni duhet ta dijë është se thjeshtë paguajmë çmim shumë të lartë të shërbimeve publike të cilat mund të jenë më të lira është e patolerueshme që borxhi publik përdoret per nxitjen e rritjes ekonomike dhe mireqenies, qe per qytetaret nuk ka kurrfare vlere”, u shpreh Marijan Nikolov, qendra përanaliza ekonomike.

Deficiti buxhetor që do të mbulohet me huamarrje vendore dhe jashte vendit per tre vitet e ardhshme pritet të arrijë në 820 milion euro.

“Në periudhën 2017-2019 parashikohet ulje në faza rë deficitit buxhetor edhe atë në vitin 2017 3% nga Prodhimi Bruto Vendor, në vitin 2018 2,6% nga PBV, dhe në vitin 2019 2.2% nga PBV”. Megjithatë një pjesë e ekonomistëve konsiderojnë se deri në vitin e ardhshëm deficiti i planifikuar do të rritet me shume. Nikolov thekson se vete Strategjia fiskale bazohet në të dhëna historike dhe mirarohet: pasi buxheri i ri për vitin 2017 u dorëzua në kuvend.

“Këro dokumente sillen vetëm sa per t’u thënë se jane miratuar, pa u respektuar përmbajtja e tyre apo se dikush kujdeset per konsistencën e përmbajtjes së vendosur, apo me çfarë supozime dhe baza, si buxhetet do te lidhen me prioritetet strategjike dhe qellimet prioritare të qeverisë”, deklaroi Marijan Nikolov, qendra per analiza ekonomike./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *