Thursday , December 13 2018

Qeveria nuk tregon a i dha leje Cecës për koncert në Mitrovicë

Edhe këtë të shtune pritet një protestë e radhës nga serbët në veri të Mitrovicës për të kundërshtuar taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.

Në këtë protestë është paralajmëruar ardhja e këngëtares serbe, Svetlana Raznatovic e njohur si Ceca, për të mbajtur një koncert në përkrahje të serbëve të Kosovës, percjell Fakte.

Koncerti do të mbahet para konvikteve studentore në Mitrovicën e Veriut dhe pritet të fillojë në orën 12:00.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, iu ka kërkuar institucioneve të sigurisë të marrin masat e duhura, nëse ky organizim bëhet për qëllime të këqija dhe nxit grupacione.

E kontaktuar nga klankosova.tv, ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë përgjigje nëse Raznatoviq ka aplikuar për leje qëndrimi në Kosovë.

Përgjigje për këtë çështje s’ka dhënë as ministria e Punëve të Brendshme./KlanKosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.