Tuesday , December 18 2018

Qeveria ia ktheu Gostivarit kompetencat në sferën e arsimit

Udhëheqësja e Sektorit për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit, Aslian Snopçe, mbajti sot konferencë për shtyp në lidhje me kthimin e ingerencave në arsim Komunës së Gostivarit, respektivisht kryetarit Arben Taravari. Ajo me këtë rast përmendi dështimet dhe keqpërdorimet në sferën e arsimit në këtë 9 muaj kur ingerencat i kishte pushteti qendror, si dhe ceku se tash e tutje arsimi do të jetë i departizuar dhe çdoherë do te angazhohemi te kemi arsim me njerëz profesionistë.

“Ingerencat në sferën e arsimit në pjesën që ka të bëjë me emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të shkollave, përsëri i takojnë vetëqeverisjes lokale në Gostivar. Nga ana e qeverisë, në mënyre flagrante po shkelet vullneti i qytetarëve të Gostivarit, që është një veprim eklatant antidemokratik. I parashtrojmë pyetje ministrit te arsimit, ku ka qenë për 9 muaj gjatë marrjes se kompetencave? Vallë nuk pati kohë të paktën një herë ta vizitoje Gostivarin dhe të shohë se në çfarë gjendje janë shkollat në Gostivar. Si komunë do angazhohemi gjithnjë të kemi njerëz profesionist dhe jo arsim të partizuar me ushtarë partiak siç është rasti tani në komunën e Gostivarit”,  theksoi Aslihan Snopçe. Përgjegjëse për arsim në komunën e Gostivarit, percjell Fakte.

Ndërkohë ministri i Arsimit Arbër Ademi, pas kthimit të kompetencave, ka kërkuar nga kreu i komunës së Gostivarit që të respektoj ligjin gjatë emërimeve dhe shkarkimeve të drejtorëve dhe e ka ftuar atë në një takim në Ministri.

Unë shpresoj që kryetari i komunës së Gostivarit të merr gjitha veprimet dhe hapat e mëtejme në aspektin e respektimit të dispozitave ligjore, dhe këtu shfrytëzoj momentin që ta ftoj për një takim të rastit në hapësirat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës për të diskutuar lidhur me arsimin fillor e të mesëm në komunën e Gostivarit si hap në drejtim të respektimit të atyre dispozitave ligjore që garantojnë edhe kualitet në procesin edukativ arsimor”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit

Në 21 shkurt të këtij viti kreut të komunës së Gostivarit, iu morën kompetencat në arsim, në fushën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, për shkak të siç pati theksuar në atë kohë Ministria e Arsimit nuk është respektuar procedura gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve, shkelje këto që ishin konstatuar nga inspektorati i arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.