Saturday , February 27 2021

Qeveria hap çerdhe të re në Petrovec (foto)

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet Ministrisë për punë dhe politikë sociale ka planifikuar hapjen e 48 çerdheve të reja në territor të Maqedonisë, shkruan Fakte. 10 prej tyre pritet të hapen brenda muajve në vijim. Nuk bëhet me dije nëse ndonjë prej tyre do të jetë në vendbanime shqiptare.

Në fshatin Petrovec u bë hapja e çerdhes moderne për 80 fëmijë, ndërsa ministri Spasovski premtoi se po punohet edhe në përhatitjen për hapjen e çerdheve tjera.

Ndryshe, në vendbanimet shqiptare për çerdhe as që bëhet fjalë në kohë kur shkollat fillore janë në gjendje mjerimi, shkollat e mesme janë të stërngarkuara me nga 40 nxënës, ndërsa fakultetet ligjërojnë nëpër shkolla fillore dhe objekte me qira./FAKTE.Net

dimitriev-spasov-gradinka1-640x401 dimitriev-spasov-gradinka3-640x368 dimitriev-spasov-gradinka2-640x393

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *