QEVERIA E MBYLLUR PËR SHPENZIMIN E PARAVE TË QYTETARËVE, MAQEDONIA E FUNDIT PËR TRANSPARENCË BUXHETORE

“Maqedonia ende është në një nivel shumë të ulet me vendet e rajonit saj përket llogaridhënës dhe shpenzimet të cilët që duhet ti paraqes qeveria apo Komunat e caktuara”, theksoi Sabina Fakiq nga Qendra për Komunikim me Qytetarët. Sipas saj, duhet të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve se ku po shkojnë parat e tyre, transmeton Fakte. 

“Gjithë kjo gjë po na tregon se ne në Maqedoni  jemi ende në një nivel të ulët në llogaridhënie dhe shpenzimet për atë se ne kur flasim për tenderë kemi informacione nga Ministrit e caktuara dhe komuna se me cilët firma dhe kanë arritur marrëveshjen por nuk kemi informacione se çka kanë biseduar dhe se si do të paguhen apo kur do të paguhen dhe vlera a është ashtu sikur është e nënshkruar marrëveshja”, u shpreh Sabina Fakiç, Qendra për Komunikim me Qytetarët.

Qendra për komunikim me Qytetarët ka përgatitur ueb-platformë për të dhëna publike ,përmes së cilës do të informohen qytetarët për mënyrën se si harxhohen paratë e tyre.

Nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar theksojnë se Ministria e Financave nuk publikon si duhet llogaridhëniet dhe vlerat e caktuara për tenderët dhe shpenzimet tjera që bëhen me paratë e qytetarëve. Sipas tyre, çdo informacion që jepet nga institucionet qeveritare rreth shpenzimeve është e përgjithësuar dhe nuk ka përgjigje konkrete.

Derisa Maqedonia është ndër vendet e fundit të Ballkanit rreth transparencës dhe llogaridhënies për harxhimin e parave publike, Shqipëria dhe Bullgaria tashmë në bazë ditore i publikojnë të dhënat e pagesave që realizohen nga buxhetet shtetërore.

Shefiko Hajna, inovatore softuerike nga Instituti i Shkencave të Shqipërisë thotë se në Shqipëri është në funksion softueri që publikon të dhënat që kanë të bëjnë me shpenzimet e buxhetit të shtetit.

“Po kjo ndihmon për zbehjen e korrupsionit sepse për shembull një kompani e caktuar fiton gjithmonë tenderë nga një bashkësi e caktuar dhe duke fituar gjithmonë këto tenderë e vetmja kompani atëherë ka diçka që nuk shkon“, tha Shefiko Hajna, inovatore softuerike.   

Këto ishin edhe thekset kryesore të konferencës rajonale me temën “Të dhënat e hapura për harxhimin e parave publike dhe gjendja në Maqedoni”, të organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku debatuan përfaqësues nga Maqedonia, Bullgaria, Shqipëri dhe Sllovenia./TV21

https://youtu.be/_Pu2If0bSSc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *