Saturday , January 19 2019

Qeveria e Maqedonisë vendosi: DSK do të ndahet nga Ministria e Brendshme

Në seancën e 104 të Qeverisë së Maqedonisë është miratuar propozim – modeli i dytë i funksionimit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim me të cilin parashihet ndarje të DSK-së nga MPB-ja dhe shndërrimin në organ të pavarur, percjell Fakte.

“Modeli që ka kaluar dje në Qeveri është që të formohet institucion i veçantë, dhe që do të ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ky model më së shumti është parë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu bëhet parandalim për keqpërdorim eventual të shërbimeve të sigurisë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Siç shkruan në kumtesën e Qeverisë, pas miratimit të propozim – modelit, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është e obliguar që t’i koordinojë aktivitetet për realizimin e reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë dhe kundërzbulimit.

Modeli i dytë: DSK të ndahen nga MPB-ja – organ i pavarur

Ky model mund të arrihet me zgjidhje ligjore, duke sjellë pavarësi në rregullimin e kompetencave për sistematizim të vendeve të punës, në menaxhimin me resurset njerëzore, me zbatim të tërësishëm të ciklit kundërzbulues, me krijim të politikës transparente dhe ngritjen e besimit të opinionit. Do të mundësonte edhe veprim parandalues tërë keqpërdorim të autorizimit policor.

Mangësia e këtij modeli, sipas përfaqësueses së grupit punues për zgjedhjen e modelit të ri funksionues të DSK-së, Daniella Gjorshoska që e deklaroi më 8 nëntor para anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend, qëndron te mundësia për vënien e kontakteve të serishme me organe dhe drejtori të tjera të shtetit. Ky model është evidentuar në 11 shtete.

Pas miratimit të propozim – modelit edhe nga Qeveria e Maqedonisë, do të vijojë debati publik prej ekspertësh me të cilin do të shqyrtohen mundësitë për realizim dhe adaptim të modelit me sitemin e Maqedonisë.

Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për modelin deklaroi se me zgjedhjen e modelit parashihet mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe ai duhet të jetë i duhuri.

“Mbrojtja e sigurisë kombëtare permës modelit i cili do të jetë i duhuri për Maqedoninë, jo model i kopjuar por ku do të shfrytëzojmë praktikat kyçe”, tha Spasovski më 8 nëntor në Komisionin Kuvendor./Portalb

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *