Thursday , June 21 2018

Qeveria e Maqedonisë miraton marrëveshjen për emrin

Marrëveshja për zgjidhjen e emrit e arritur midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras sot pritet të miratohet në Qeveri. Qeveria pritet të diskutojë paraprakisht dhe më pas ta votojë marrëveshjen e cila përcakton emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, që e njeh identitetin dhe gjuhën maqedonase, ndërsa shtetësia do të jetë maqedonas/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Fakte.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Sekerinska mbrëmë ka theksuar se plani i qeverisë është miratimi i marrëveshjes, firmosja e saj me palën greke, dhe më pas të fillojë procedura për ratifikimin e saj në Kuvend.

Ajo nuk dha datë se kur do të firmoset marrëveshja, por jozyrtarisht bëhet e ditur se më 16 qershor marrëveshja do të firmohet në Prespa, në pjesën e territorit grek, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat dhe ministrat e jashtëm të të dyja vendeve.

Qeveria e RM-së i bën thirrje të gjitha faktorëve politikë që të bashkohen rreth prioriteteve kombëtare dhe t’i japin përkrahje prosperitetit të qytetarëve dhe hyrjes së Maqeonisë në NATO dhe në BE./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.