Saturday , June 19 2021

Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj ministrit Hyseni

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin me ngjyrë ndaj veturës së ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, të kryer sot nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sulmi, sipas qeverisë, ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e ministrit, Hyseni, transmeton Fakte.

“Ky akt kriminal, i kryer nga aktivistë të Vetëvendosjes, është sulm kundër institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, vijon reagimi, “me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se është në gjendje të rrezikoj jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitim të institucioneve, me qëllim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës”.

Në fund, qeveria fton organet kompetente që ti ndërmarrin masat konkrete që “kryesit dhe orkestruesit e këtyre veprimeve” të dalin para drejtësisë./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *