Qeveria e Maqedonisë me vendimin e djeshëm do të ndajë nga 300 mijë denarë, ose më pak se 5 mijë euro për familjet që kanë një ose më tepër viktima nga vërshimet, shkruan Fakte. Sa cinike, aq edhe tragjike.
E njejta qeveri e përbërë nga VMRO-BDI vitin e kaluar ndau nga 10 mijë euro për çdo polic që ka qenë i kyçur në aksionin e “Kumanovës”. Edhe përskaj defilimive të kryetarit të VMRO-së Nikolla Gruevski në Shipkovicë e Hasanbeg, ku shqiptarët (funksionarë) i qëndruan gaditu, pushteti po vazhdon të tregohet ndaj disa shtetasve të saj si “nënë” e ndaj disa të tjerëve si “njerkë”./FAKTE.Net