Thursday , April 22 2021

Qebapi, arritja e vetme e qeverisë për shqiptarët

Në disa lokacione në Çarshinë e Vjetër të Shkupit sot do të mbahet manifestimi i tretë “Qebapi-margaritar i Çarshisë për bashkëjetesë”.

Sipas organizatorëve, Oda Ekonomike Maqedoni-Bullgari, Oda ekonomike e Maqedonisë jugperëndimore dhe Shoqata “Esnaf”, manifestimi ka për qëllim promovimin e Çarshisë dhe të bashkëjetesës kulturore dhe multietnike, përmes shijes së qebapit, si shtresë e lindjes dhe perëndimit.

Ќебапи.jpg

Në hapjen është paraparë të mbajnë fjalim ministri i Ekonomisë Driton Kuçi dhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti. Është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetarëve të komunave dhe biznesmenevë nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Maqedonia, kori diplomatik në Shkup, si dhe biznesmenë nga rajoni.

Në kuadër të manifestimit do të organizohet edhe forum në ambient të hapur dhe debat për çarshitë si qendra kulturore ekonomike, turistike që e lidhin rajonin./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *