Wednesday , June 23 2021

PYETJE PËR ALI AHMETIN !

Shkruan: Çeka Basha Ahmedi

Më gjej një shtet në botë, ku komunistët e mbajnë gojën plot me BE dhe me NATO? Ma gjej një shtet në botë, ku marksistët i prijnë besimtarëve?   Më gjej një shtet në botë, ku të vrarin nuk e lënë pa vrasës, qoftë vrasësi edhe njeri i shpikur – i pafajshëm për veprën në fjalë?   Më gjej një shtet në botë, ku qytetarët nuk dëgjohen, mirëpo përgjohen që nesër t’i përgjërohen përgjuesve?   Më gjej një shtet në botë, ku më të paaftit në shoqëri kanë pozita më të larta në shtet?  Më gjej një shtet në botë ku akuzohen të pafajshmit dhe denohën si vrasës e vrasesit shetisin të lirë? Më gjej një shtet në botë që qytetarët i trajton si robër lufte?  Më gjej një shtet në botë që qytetarët i trajton si qytetar të dorës së dytë ? Më gjej një shtet në botë që qytetarëve j’au mohonë të drejtat kombëtare?  Më gjej një shtet në botë, ku deputeti në vend t’i përfaqësojë hallet dhe kërkesat e votuesve, ai merret me doktoraturë jashtë shtetit? Përveç se këtu në IJRM-në e Gligorovit!/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *