Pushteti me tabela vetëm në gjuhën maqedonase në mes të Haraçinës (foto)

Qeveria BDI-VMRO vazhdon me shkeljen e Kushtetutës dhe me përjashtimin e gjuhës shqipe në të gjitha vendet, shkruan Fakte. Madje edhe në komunat dhe vendbanimet etnikisht të pastërta me shqiptarë, jo që nuk ndryshojnë tabelat me mbishkrime dhe dokumentacioni në favor të implementimit të gjuhës shqipe, por,përkundrazi, vendosen mbishkrime të reja vetëm në gjuhën maqedonase.

Rasti i fundit ka të bëjë me vendosjen e tabelës me mbishkrim nga njësia rajonale e ministrisë së shëndetësisë në Haraçinë të Shkupit. Në tabelë shkruan vetëm në gjuhën maqedonase “Сдравствен дом на Скопје, Р.Е-Служба за ПЗЗ Гази Баба, Проширена здравствена станица Арачиново„.

Ndryshe, edhe pas 15 viteve dështim total të partisë shqiptare n[ pushtet BDI, në të gjitha sferat e jetës, disa funksionarë të kësaj partie vazhdojnë pa fije turpi të krekosin se të drejtat e shqiptarëve janë avansuar dukshëm gjatë qeverisjes së tyre./FAKTE.Net

20161021_113007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *