Tuesday , March 26 2019

PSP me dy akuza të reja për financimin e VMRO-së dhe për selinë qendrore të kësaj partie

Prokuroria Publike Speciale sot deri te Gjykata Penale Shkupi 1 dërgoi dy aktakuza si rezultat i procedurës hetimore të zbatuar në lëndën e njohur në publik si “Talir”.

Për arsye të përshtatshmërisë, PSP-ja ndau procedurën e lëndës “Talir”, ku kanë ngritur edhe dy aktakuza. Njëra akuzë ka të bëjë me financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së, dhe i dyti ka të bëjë me ndërtimin ilegal të selisë së partisë OBRM-PDUKM, percjell Fakte.

Prokuroria thotë se është ngritur akuzë për gjashtë persona fizik dhe një person juridik. Në këtë rast, këto persona akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash.

Sipas Prokurorisë, Nikolla Gruevski akuzohet se në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2015 me keqpërdorim të pozitës zyrtare, në kundërshtim me Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit, ka siguruar financa nga burime anonime dhe kundërligjshme për partinë politike OBRM-PDUKM ndërsa në këto aktivitet është ndihmuar nga Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski që kanë siguruar mjete për zbatimin e veprës penale, kanë kryer presion ndaj përfaqësuesve të personave juridik që kanë arritur marrëveshje për furnizime publike m e para shtetërore./Telegrafi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *