Saturday , June 19 2021

PSP hapi lëndën “Trust”, të dyshara “Transmet” dhe “Sileks” për keqpërdorim të miliona euro

Prokuroria Speciale sot në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se ka hapur lëndë të re “Trust” në të cilën janë të dyshuar pesë persona fizik dhe tre persona juridik, ndër të cilët edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” Studeniçan, shkruan Fakte.  Sipas PSP bëhet fjalë për falsifikim të dokumentacionit dhe anulim të konkurencës në marrje të tenderëve me shuma milionëshe.

Prokurorja Katica Janeva gjithashtu deklaroi se numri i të dyshuarve në rastin “Titanik” që ka të bëjë me manipulim të procesit zgjedhor është rritur për 17, ndër të cilët ka edhe funksionarë të lartë të partive politike në pushtet, por për momentin nuk u shpalosën emrat e tyre dhe nga cila parti politike janë ato./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *