Thursday , April 22 2021

Pse BESA nuk u bashkua me opozitën shqiptare? Kasami refuzon të përgjigjet

Kryetari i Lëvizjes BESA disa herë ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen: “Pse lëvizja BESA nuk u bashkua me partitë tjera jashtëparlamentare shqiptare?”, shkruan FAkte. Edhe pse disa herë kjo pyetje iu përsërit nga analistët e pranishëm si dhe nga vetë udhëheqësi i emisionit “Click Plus”, Kasami ka mbajtur qëndrimin retorik se “shqiptarët janë bashkuar me lëvizjen BESA dhe krahun e Zendelit të RDK-së”, duke mos u përgjigjur në pyetjet.

Ndryshe, edhepse opinioni shqiptarë priste bashkimin e opozitës shqiptare dhe ky proces kishte arritur deri në fazën e tij final, Lëvizja BESA nuk pranoi të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhorë mes UNITETI-t, LR-PDSH-së dhe RDK-së, pa dhënë ndonjë sqarim për këtë veprim të saj./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *