Friday , December 14 2018

Protestuesit përleshen me policinë në Paris, dhjetëra të arrestuar

Autoritetet e rendit në Francë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të protestuesve në Paris, të cilët tentuan të thyejnë kordonin në sheshin Champs Elysee. Për më shumë se dy javë, protestuesit të veshur me “xhaketat e verdha” kanë bllokuar rrugët e Francës, kundër taksës kontraverse të naftës, për të cilën presidenti Emmanuel Macron, ka deklaruar se do ta shtyjë përpara.

Macron po kalon në periudhën më të vështirë të presidencës. Një javë më parë, mijëra protestues, të cilët janë pa lider, janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe kanë kthyer Champs Elyseenë në zonë lufte me policinë.

“Jemi të brengosur se grupe të vogla të protestuesve që nuk i takojnë “xhaketave të verdha” do të infiltrohen për të luftuar me forcat e sigurisë”, tha Denis Jacob, sekretar gjeneral i Policisë. Autoritetet deklaruan se rreth 5,000 forca të shtuara policore do të qëndrojnë në rrugët e Parisit për të kontrolluar protestën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.