Saturday , June 19 2021

Protestuesit antishqiptarë sulmojnë gazetarë, disa të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka dërguar informacion deri tek Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë se ka persona të arrestuar në lidhje me incidentit që ka ndodhur sonte në protestat e organizuar nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, në të cilën në mënyrë brutale janë rrahur gazetarët Vlladimir Zhelçevski dhe Aleksandër Todevski të portalit A1on, përcjell ‘SHENJA’

Pjesëmarrës në protestën e sotme kanë sulmuar ekipin e A1on para Portës Triumfale, kanë dëmtuar kamerën dhe kanë rrahur gazetarët.

Për shkak të lëndimeve gazetarët u transferuar në Qendrën Urgjente në Shkup

Ministri ka theksuar se po punohet në zbardhjen e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *