Thursday , April 22 2021

“#Protesoj” do të vazhdojë me protestat laramane. A ka gisht LSDM?

Pas të “E majta” e cila mbrëmë shprehu pakënaqësinë e saj për marrëveshjen e arritur mes katër partive politike, sot kanë reaguar edhe nga lëvizja “Protestoj”, e cila thotë se pas kësaj do ti mbush edhe më tepër rrugët e kryeqytetit, sepse kërkesat e tyre nuk janë marr parasysh në këtë marrëveshje, transmeton Fakte.

“Revolucioni i larmë” do të riaktivizohet së shpejti për të protestuar, ka paralajmëruar Pavle Bogoevski përfaqësuesi i lëvizjes “Protestoj”, sepse siç thotë ai kauza e demonstruesve nuk është marrë parasysh nga politika.

“Nuk janë çështje që duhej të ishin në tavolinën e bisedimeve vetëm ndërmjet katër partive, ato çështje duhet të kenë legjitimitet më të gjerë publik dhe konsensus. Mirëpo, një gjë e tillë nuk mund të pritet deri sa OBRM dhe BDI janë në pushtet. Dhe kuptohet që protestat, si formë e shprehjes së revoltës, asnjëherë nuk do të ndërpriten”, ka shtuar ai.

Në rrjetet sociale tashmë kanë filluar të qarkullojnë afishe në të cilat janë radhitur kërkesat e pa përmbushura të “Revolucionit Laraman”, të cilët paralajmërojnë edhe vazhdimin e protestave.

Disa nga kërkesat e pa përmbushura të “Revolucionit Laraman” janë dorëheqja e Gjorgje Ivanov nga funksioni i presidentit të Republikës së Maqedonisë, formimi i njësive të veçanta në gjykatën penale, përfshirja e pjesëtarëve të pavarur të shoqërisë qytetare në procesin e zgjidhjes së krizës dhe formimi i qeverisë kalimtare e cila deri në fund do të zbatoj reformat urgjente nga raporti i Pribe.

Sipas Lëvizjes qytetare “Protestoj”, protestat e qytetarëve nuk dot të ndalojnë deri në përmbushjen e tërësishme të këtyre kërkesave./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *