Wednesday , August 4 2021

Prokurorja e rastit “Monstra” nën hetim të Prokurorisë Themelore, ja për çka…

Për prokurorët Gordana Geshkovska dhe Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Shkupit dhe për Zllatko Bikovskin nga Krimi i Organizuar përpara festës është hapur procedurë disiplinore për shkak të dyshimit se kanë bërë lëshime në hetimin për ngjarjet e dhunshme më 27 prill, njoftoi Telma duke u thirrur në burime nga Prokuroria, përcjell Fakte.

Ata janë udhëheqësja dhe zëvendësudhëheqës në Prokurorinë e Shkupit dhe udhëheqës në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

Prokurorët ngarkohen se nuk kanë kryer kontroll në vendin ku ka ndodhur ngjarja penale, gjegjësisht nuk kanë shkuar në Kuvend ku ka ndodhur dhuna dhe ku janë lënduar mbi 100 persona.

Komisioni i cili e udhëheq procedurën, nëse konstaton përgjegjësi penale ka mundësi që prokurorët të dënohen me paralajmërim, dënim me para ose të përjashtohen nga puna.

Sipas Prokurorisë, prokurorët nuk kanë kryer fare ekspertizë në Kuvend.

Ndtyshe, prokurorja Gordana Geshkovska ka udhëhequr paditë në disa raste të montuara nga regjimi i kaluar kundër shqiptarëve. Një ndër ato raste është edhe rasti “Monstra”  kur Geshkovska me fjalim politik-fetar dhe të pazakontë për një prokuror, kur bëhet fjalë për fazë parahetimore, shpalli vrasës shqiptarët e akuzuar dhe u mundua të nxisë urrejtje ndërfetare e ndëretnike mes qytetarëve.

Geshkovska është dëgjuar edhe në ‘bombat’ nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara, si një ndër prokurorët që nën udgëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski janë marrë vesh me ish ministren Gordana Jankullovska por edhe Sasho Mijallkov për kurdisjen e rasteve dhe të vendimeve gjyqësore./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *